Aksident i rëndë trafiku në kryqëzimin “Vidoe Smilevski Bato” – “29 Nëntori” në Tetovë

nga D. V.

Më 16.11.2025, rreth orës 10:40, në SPB Tetovë është raportuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në kryqëzimin e bulevardit “Vidoe Smilevski Bato” me rrugën “29 Nëntori” në Tetovë.
Në aksident janë përfshirë një automjet i tipit “Mercedes”, me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.F. (33) nga fshati Pallçisht i Poshtëm, dhe një automjet i tipit “BMW”, po ashtu me targa të Tetovës, i drejtuar nga Xh.J. (64) nga Tetova.
Si pasojë e përplasjes:

Drejtuesi i BMW-së ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Drejtuesi i Mercedesit ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi inspektues i SPB Tetovë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More