Aksident në Novo Selë, dy persona me lëndime të rënda

nga D. V.

Më 04.09.2025, rreth orës 21:55, në rrugën “100” në fshatin Novo Selë, rrethi i Shkupit, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti “Suzuki Swift” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.M. (24), dhe një mopedi me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.Sh. (26), të dy nga Shkupi.

Nga aksidenti kanë pësuar lëndime të rënda trupore V.Sh. dhe bashkudhëtarja e tij I.V. (27) nga fshati Vollkovë, rrethi i Shkupit, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”. Ekipi hetimor i SPB Shkup ka kryer ekspertizë në vendngjarje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More