Shkup, 22 shtator – Për shkak të një aksidenti në rrugën rajonale R1102 Veles-Gradsko, në kryqëzimin për fshatin Nogaevci, trafiku është ndërprerë që nga ora 06:25.
Ndërkohë sipas njoftimit të Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM) trafiku në rrugët tjera të vendit po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.