Aksident në Vlorë, makina e 72-vjeçarit del nga rruga dhe përplas në trotuar dy të moshuarat

nga L. M

Rreth orës 17:10, në aksin e Lungomares, ka ndodhur një aksident rrugor, ku mjeti tip Fiat, me drejtues Dukë Muço, 72 vjeç, ka aksidentuar në vendkalimin e këmbësorëve shtetaset Vigjilenca Rapi dhe Nermin Mukaj, rreth moshës 70 vjeç.

Të dy ata u transportuan me ambulancë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesit të mjetit iu krye testi i alkoolit dhe rezultoi në masën 0.000 mg/l. Ai u shoqërua në ambientet e DVP Vlorë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More