Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

nga Xh M

Shkup, 24 tetor – Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është arrestuar një 51-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti është kapur me armë.

“Sot (24.10.2025), punonjësit e Policisë nga Njësia për Trafik të Paligjshëm, në koordinim me punonjësit e Njësisë për Polici Intervenuese nga SPB Shkup, pas një urdhri gjyqësor, realizuan një kontroll në shtëpinë dhe ambiente të tjera, si dhe në automjetin e tipit “Mercedes” në pronësi të B.H. (51) nga fshati Rashçë, Shkup. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan: 7 pistoleta, 14 karikatorë dhe 318 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pas përfundimit të hetimit të rastit, do të ndiqet procedura e denoncimit të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More