Aksion kontrollues në një lokal në Gostivar – arrestohet shtetase e huaj për shkelje të qëndrimit turistik

nga D. V.

Më 23.09.2025, në periudhën nga ora 23:30 deri në 02:00, punonjës të policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kryen një aksion kontrollues në një objekt hotelerik në Gostivar, në pronësi të F.B. (50) nga fshati Dobërdoll.

Gjatë kontrollit, u gjet një shtetase e huaj nga Republika e Serbisë, e cila u arrestua për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik – qëndrim në kundërshtim me qëllimin e deklaruar. Ajo është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ndërmerren kallëzimet përkatëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More