Aktakuzë ndaj një burri që me përshëndetje naziste dhe fjalë fyese në gjuhën gjermane iu drejtua drejtorit të Fondit të Holokaustit të Hebrenjve

nga D. V.

Shkup, 9 tetor – Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka ngritur aktakuzë ndaj një personi që ka sulmuar verbalisht drejtorin e Fondit të Holokaustit të Hebrenjve në Maqedoni, me ç’rast ka nxitur urrejtje dhe mosdurim.

Sipas njoftimit nga Prokuroria, aktakuza është ngritur për veprën penale “Nxitje urrejtjeje, përçarjeje ose mosdurimi mbi baza kombëtare, racore, fetare dhe të tjera diskriminuese”, në përputhje me nenin 319 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Gjatë procedurës paraprake, prokurori publik ka siguruar prova që konfirmojnë dyshimin se i akuzuari e ka kryer veprën ndaj një anëtari të komunitetit hebre – drejtorit të Fondit të Holokaustit të Hebrenjve në Maqedoni.

Ngjarja ka ndodhur më 26 dhjetor 2024, para zyrave të Fondit në rrugën “11 Marsi” në Shkup. Ndërsa i dëmtuari po kryente detyrat e tij të punës, i akuzuari – 59 vjeç – ka kaluar para hyrjes, duke u sjellë në mënyrë agresive. Ai ka kthyer shikimin me zemërim dhe urrejtje drejt drejtorit, ka filluar të bëjë gjeste me përshëndetje naziste, të shajë dhe të thotë fjalë fyese në gjuhën gjermane.

Më pas është përpjekur të largohet, por i dëmtuari menjëherë e ka raportuar ngjarjen tek një automjet policie që ndodhej aty pranë. Kur policët iu afruan për ta identifikuar, i akuzuari vazhdoi me kërcënime, duke shkaktuar te i dëmtuari ndjenjë pasigurie, frike dhe rreziku, pas së cilës ai u tërhoq në ambientet e muzeut, njoftuan nga Prokuroria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More