Millena Brandao, aktorja e njohur braziliane nga seriali i Netflix-it “Sintonia”, ka ndërruar jetë më 2 maj në moshën 11-vjeçare pas një sëmundjeje të pashpjegueshme që e mori jetën e saj.
Ajo u shtrua në spital disa ditë para vdekjes, duke pësuar 13 arreste kardiake.
Duke folur për mediet, nëna e Millenës, Thays, tregoi se vajza e saj filloi të ndiente dhimbje koke, lodhje dhe humbje oreksi më 24 prill, shkruan People.

Ajo u vizitua nga mjekët, por nuk u diagnostikua me një sëmundje të qartë. Gjatë pasdites, gjendja e Millenës u përkeqësua, dhe ajo ra në të fikët.
Pas dy ditësh, ajo pësoi një tjetër arrest kardiak në spital, ku më pas nuk u zgjua më.Një skanim CT zbuloi një masë në tru, por mjekët nuk mundën të përcaktonin natyrën e saj.

Millena vuajti nga disa arreste kardiake, duke arritur deri në 13 incidente të tilla, deri sa më në fund, mjekët e shpallën atë të vdekur.
Nën ndikimin e dhimbjes, Thays dhe bashkëshorti i saj, Luiz, kërkuan që të ndalonin përpjekjet për rigjallërimin e vajzës së tyre, duke e lënë atë të gjejë paqe.

