Aktorja e serialit Bridgerton Simone Ashley është parë duke shkëmbyer puthje me një biznesmen gjatë turneut US Open

nga D. V.

Aktorja e serialit “Bridgerton”, Simone Ashley, u pa duke shkëmbyer përkëdhelje dhe puthje me një mashkull gjatë turneu US Open, pas thashethemeve për një lidhje të mundshme me aktorin Joshua Jackson.

Sipas Just Jared, aktorja u fotografua duke u puthur me një burrë që besohet të jetë Tim Sykes, teksa po ndiqnin ndeshjen midis Jannik Sinner dhe Alexander Bublik në qendrën e tenisit USTA Billie Jean King National Tennis Center, në New York.

Dyshja dukeshin në humor shumë të mirë gjatë ditës së hënë, duke buzëqeshur dhe qeshur përgjatë gjithë ndeshjes.

Ashley, 30 vjeçe, kishte zgjedhur një veshje të thjeshtë dhe elegante: një pulovër të markës Polo Ralph Lauren dhe pantallona të bardha. Ajo kishte kombinuar veshjen me një varëse floriri, orë dore, vathë dhe syze dielli.

Ndërkohë, mashkulli i përfolur si i dashuri i saj – Sykes – ishte veshur me një këmishë të bardhë, pantallona blu dhe një pulovër blu të hedhur mbi supe.

Tim Sykes është bashkëpronar i kafenesë Ruby’s Cafe në New York. Ashley e ndjek atë në Instagram, megjithëse llogaria e tij është private.

Aktorja e duket se po i lë vetes hapur mundësitë në dashuri, pasi muajin e kaluar u pa duke mbajtur duart me aktorin Joshua Jackson, 47 vjeç, në rrugët e New Yorkut.

Dyshja u shfaqën mjaft të afërt dhe të qetë teksa bënin një shëtitje në mes të ditës, pavarësisht temperaturave të larta. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More