AKV ” Bajram Shabani” shënoi 79 vjetorin e themelimit

nga Xh M

Me një koncert solemn, në praninë e adhuruesve të muzikës, në Pallatin e kulturës në Kumanovë, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Bajram Shabani” shënoi 79 vjetorin e themelimit.

Përmes këngëve dhe valleve të interpretuara, anëtarët e këtij ansambli përkujtuan punën dhe aktivitetet e palodhshme të paraardhësve të tyre, të cilët brez pas brezi, ndër dekada kultivuan traditat dhe vlerat e mirëfillta të kësaj ane.

“Më lejoni të ju uroj mirëseardhje, që ta përcillni programin tonë në natën e sontme, program që i dedikohet, 79 vjetorit të themelimit të AKV “Bajram Shabani”, festive të nëntorit si dhe ditës së çlirimit të qytetit të Kumanovës. Ndryshe nga përvjetoret e koncertet e tjera, ky koncert ka një moto, dedikim “Tingulli i pashuar”, pra i kushtohet veprës artistike në AKV “Bajram Shabani”, muzikantit, ish udhëheqësit të orkestrës, të ndjerit Luan Rushiti”, shtoi Bajrami.

“Ndonjëher njeriu kalon moment emocionale por këto moment sado që të jen të vështira janë edhe moment që tregojnë se dikush ka lënë vepra pas vete e që ne sot edhe kjo rini e kujton me pietet. Faleminderit që ishit prezent e keni ardhur në këtë koncert me rastin e 79 vjetorit me çka ju uroj të gjithëve këtë festë të madhe dhe këtij ansambli me këto performanca, me këta activist beseoj se do ta çojmë lartë sepse do të jemi dëshmitarë se këta të rinjë të cilët marrin pjesë sonte me pika artistike shpresoj që tu lënë të kënaqur”, theksoi, Ramadani.

Koncerti mbrëmshëm përpos që shënoi 79 vjetorin e themelimit, gjithashtu iu kushtua edhe pedagogut të muzikës, ish udhëheqësit të orkestrës dhe aktivistit të dalluar, Luan Rushiti, i cili në moshën 72 vjeçare ndërroi jetë ditë më parë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More