Tetovë, 9 tetor – Sot në Tetovë, bartësi i listës së VLEN-it, Albi Qamili, bashkë me të rinjtë, gratë dhe ekipin e tij, zhvilloi një marsh simbolik nga qendra e qytetit deri te **Tregu i Gjelbërt.
Ky aktivitet, siç theksoi Qamili, përfaqëson një hap përpara drejt zhvillimit dhe dinjitetit qytetar.
“Qytetarët na dhanë një mesazh të qartë: Tetova do të ecë përpara, jo mbrapa. Me këtë besim, do të ndërtojmë një qeverisje që i shërben njerëzve, jo interesave,” – deklaroi Albi Qamili.
Marshimi u zhvillua në atmosferë pozitive, me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve që shprehën mbështetje për vizionin e VLEN-it për Tetovën e së ardhmes.