Albin Kurti i bindur: Nuk ka krizë ekonomike andaj nuk protestojnë qytetarët, por ka ankesa të opozitës

nga D. V.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti gjatë fjalës së tij në seancën e jashtëzakonshme e cila konsiderohet e jashtëligjshme, tha se në Kosovë nuk ka krizë ekonomike, dhe se gjatë qeverisjes së tij asnjëherë rritja ekonomike nuk ka qenë nën 4 për qind, raporton Ekonomia Online.

Ai këtu thekson se rritja mesatare ekonomike është 6 për qind e që për këtë arsye sipas tij nuk ka protesta të qytetarëve por vetëm ankesa të opozitës.

“Të nderuar deputetë në Kosovë nuk ka krizë ekonomike në çerekun e dytë sivjet ka qenë 4.58 për qind e bruto produktit vendor. Në këto katër vite sa isha kryeministër e tash edhe kryeministër në detyrë, asnjëherë rritja ekonomike nuk ka qenë nën 4 për qind, rritja mesatare është 6 për qind prandaj dhe nuk ka protesta të qytetarëve por ka vetëm ankesa të opozitarëve. Në Kosovë nuk ka krizë ekonomike, po rrezikojmë të kemi krizë sociale nga kriza buxhetore financiare për shkak të keqpërdorimeve të procedurave, le të mos keqpërdorim procedurat, le të jemi në nivel të përgjegjësie si përfaqësues të popullit por edhe zyrtarë të shtetit”, deklaroi mes tjerash.

Ai më tej shtoi se ata do të duhej të ishin në Kuvend e pastaj t’ua lënë fajin.

“Qëndrimet e subjekte të cilat nuk janë të pranishme përbesë nuk kanë alibi. Nëse ne  sipas tyre qenkemi vonuar pse nuk janë këtu për të na lënë neve fajin e popullit buxhetin. Nëse ne qenkemi vonuar pse nuk janë këtu të na lëni neve fajin e popullit buxhetin. Këtu është vendi për të folur e për të votuar. Mbi 200 milionë euro humbin pa kthyeshëm, 88 milionë nga Plani i Rritjes dhe 120 milionë euro nga këto tri marrëveshje të Bankës Botërore. E për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare ju e dini që nuk mjaftojmë ne, edhe po ta kishim  Qeverinë sepse nevojiten 80 vota. Por interesi publik dhe e mira shtetërore e kërkon të jemi aty bashkë”, tha ai teksa iu bëri thirrje që të marrin pjesë.  

Ai  bëri thirrje që të votohet buxheti duke treguar se cka e pret Kosovën, nëse nuk miratohen.

“Një arsye logjike pse komisionet duhet të ngrihen si trupa të Kuvendit, sidomos ato të përhershme, vjen nga vet emri i tyre. Iu ftoj të votojmë. Koha nuk është burim i ripërtëritshëm, kalon, çdo vonesë e rrezikon përfitimin dhe zbatimin e fondeve. Nëse nuk ratifikohen dhe vendi shkon në zgjedhje, 90 milionë euro do të humbin. Është buxhet më i madh ndonjëherë, 4 miliardë euro; një risi në këtë buxhet do të jetë edhe dhënia e pagës së 13-të. Gjithashtu është i përfshirë edhe zbatimi i pagës bazë. I kemi marrëveshjet ndërkombëtare që i ka proceduar Presidenca, ato i duhen 80 vota; buxhetet e komunave 2025 duhet gjithashtu të votohen që të bëhen pagesat dhe të lahen borxhet. Tri komunat e Kosovës po operojnë çdo muaj me një të 12-tën e buxhetit të vitit 2024. Pse të vazhdojë ky kufizim, buxheti i vitit 2026 që ka propozuar qeveria është tejmase i rëndësishëm. Në Kosovë nuk ka krizë ekonomike; në këto katër vite sa isha kryeministër, asnjëherë rritja ekonomike nuk ka qenë nën 4%. Në Kosovë nuk ka krizë ekonomike”, deklaroi mes tjerash ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More