Albulena Haxhiu: Të ecim përpara ose me qeverinë e re, ose me zgjedhje

nga L. M

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se duhet të niset puna me kryetarin dhe nënkryetarët e zgjedhur të Kuvendit – pavarësisht se nuk është zgjedhur një nga komuniteti serb – ose të shkohet në zgjedhje.

Ajo ka theksuar se është e papranueshme që institucionet të mbesin peng i Listës Serbe.

“Është e papranueshme që një subjekt që nuk e njeh shtetin tonë të pretendoj të ketë rol në proceset demokratike që vetë i mohon. Nuk guxojmë të mbetemi peng i atyre që e mohojnë ekzistencën tonë si shtet. Është e rëndësishme të ecim përpara me kryesinë, kryetarin dhe nënkryetarët e zgjedhur, jemi të interesuar të ecim përpara ose me qeverinë e re, ose me zgjedhje”, tha pas seancës, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More