Aleanca për Shqiptarët dega Vrapçisht reagon për kandidaturën e pavarur të Isen Shabanit

nga Xh M

Shkup, 29 mars – Aleanca për Shqiptarët dega Vrapçisht informon opinionin se qëndrimi i kryetarit të komunës së Vrapçishtit, z. Isen Shabani për kandidaturë të pavarur në zgjedhjet e ardhëshme lokale është qëndrim personal i tij dhe jo i strukturave të Aleancës në degën e Vrapçishtit.

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Vrapcisht qëndron pas çdo vendimi në fuqi që ka marë Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët.

Sa i përket zgjedhjeve lokale që vijnë dega e Aleancës për Shqiptarët në Vrpaçisht do të jetë në koordinim të plotë me organet qendrore të partisë.

Kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët – Vrapçisht
Zulhajrat Demiri

Post: https://www.facebook.com/share/p/18iL3H9UTz/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More