Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

nga Xh M

Tetovë, 23 tetor – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thirrur mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së, e cila do të mbahet nesër, të premten, më 24 tetor 2025, me fillim nga ora 13:30, në selinë e partisë në Tetovë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë mbledhjes pritet të diskutohen çështje të rëndësishme politike dhe organizative, në kontekst të zhvillimeve të fundit politike në vend, si dhe analizimi i rezultateve të zgjedhjeve lokale.

Mbledhja vjen në një moment kur në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut po zhvillohen debate për ristrukturime të brendshme dhe për orientimin e ardhshëm të partive pas ciklit zgjedhor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More