Aliu: Ende nuk kemi biseduar nëse do të jem ministër i Shëndetësisë

nga Redaksia

Shkup, 25 maj – Ish-ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe anëtar i Aleancës për Shqiptarët që mbetet në koalicionin “Vlen”, Azir Aliu, sot deklaroi se ende nuk është biseduar brenda partisë nëse ai do të jetë ministri i ri i Shëndetësisë, pasi kjo pozitë mbeti e zbrazët pas dorëheqjes së ministrit të deritanishëm të Shëndetësisë, Arben Taravari.

 “Nuk e kemi bisweduar ende këtë temë. Ndoshta këto ditë, sepse ishim shumë aktivë gjatë kësaj periudhe. Qytetari gjithmonë e ka fjalën e fundit dhe ne ishim në terren për t’u konsultuar me ta në lidhje me kaosin që po ndodh në partinë tonë”, tha Aliu.

 Disa media e kanë përmendur emrin e tij ditët e fundit si një kandidat të mundshëm për ministër të Shëndetësisë, pasi Arben Taravari u largua nga koalicioni qeveritar pas vendimit të Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët për të dalë në opozitë dhe me listat e veta të këshilltarëve në zgjedhjet e ardhshme lokale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More