Aliu: Poliklinika e re e Butelit do të mundësojë shërbime të integruara për qytetarët

nga I Z

Shkup, 27 shtaror- Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu ka njoftuar se me kryetarin e komunës së Butelit, Darko Kostovski, kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e një Poliklinike në Butel të Shkupit, përcjell TV21.

“Në Ministrinë e Shëndetësisë, së bashku me kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski, nënshkruam marrëveshjen për realizimin e një prokurimi të përbashkët për ndërtimin e një poliklinike të re, moderne në Butel. Ky është një projekt partneriteti mes ministrisë dhe komunës, i cili synon të ofrojë qasje më të afërt dhe më cilësore në kujdesin shëndetësor. Poliklinika e re do të mundësojë shërbime të integruara për qytetarët, pa pasur nevojë për udhëtime shtesë drejt qendrave të tjera shëndetësore”, ka shkruar ministri Aliu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More