Ambasada gjermane: KFOR-i shtyllë kyçe e sigurisë në Ballkan

nga D. V.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka takuar komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, me të cilin kanë biseduar për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka deklaruar se KFOR-i mbetet një shtyllë kyçe e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.

Më tej, në njoftim ambasadori citohet të ketë shprehur vlerësimin e tij për punën e jashtëzakonshme të KFOR-it dhe i falënderoi për shërbimin në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

“Ai u takua gjithashtu me komandantin e kontingjentit gjerman të KFOR-it, Kolonel Müller,” thuhet në njoftim.

Në fund, Rudolph thuhet të ketë mësuar më shumë rreth kontributeve të rëndësishme të ushtarëve gjermanë që shërbejnë në KFOR dhe i falënderoi ata për përkushtimin dhe angazhimin e tyre. /Klankosova.tv

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More