Ambasada ukrainase do ta shënojë Ditën e pavarësisë së Ukrainës

nga Xh M

Shkup, 24 gusht – Ambasada e Republikës së Ukrainës sot me solemnitet rasti, afër përmendores së Taras Shevçenkos në qendër të Shkupit, do ta shënojë 24 gushtin – Ditën e pavarësisë së shtetit.

Siç kumtojnë nga Ambasada, është paraparë karvan simbolik me flamurin e Ukrainës deri te Alea ukrainase, pas çka do të flasin ushtruesi i detyrës ambasador i Ukrainës në RMV dhe përfaqësuesi i Shoqatës së ukrainase bë vend “Lesja Ukrainka”.

Vizitorët do të mund ta shohin edhe ekspozitën me vizatime të punuara nga fëmijë nga rajoni Nikopol, i cili ishte cak i agresionit rus.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More