Ancelotti e pranon se Arsenali ishte më i mirë në të dyja ndeshjet

nga D. V.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka lavdëruar Arsenalin pasi mundi skuadrën spanjolle me rezultat përfundimtar 5-1 në të dyja ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Arsenali fitoi 3-0 ndeshjen e parë si vendas ndaj Real Madridit, ndërsa triumfoi edhe në takimin e dytë në Santiago Bernabeu me rezultat 2-1.

Ky kualifikim në gjysmëfinale ishte plotësisht i merituar edhe sipas trajnerit të Los Blancos, Ancelotti, i cili deklaroi se Arsenali ishte më i mirë në dy ndeshjet.

“Arsenali u mbrojt shumë mirë, me të vërtetë kompakt”, ka thënë fillimisht Ancelotti për gazetarët pas përfundimit të ndeshjes.

“Ata e merituan ta fitojnë këtë kualifikim dhe shpresoj për ta më të mirën. Nuk ka justifikime. Në dy ndeshjet, ata (Arsenali) ishin më të mirë se ne”,

“Duhet të menaxhojmë pjesën e trishtuar ashtu siç menaxhojmë pjesën e lumtur. Tani kanë mbetur edhe tre kompeticione dhe duhet të fokusohemi në La Liga, në finalen e Kupës dhe Kupën e Botës për Klube”, përfundoi trajneri i Real Madridit.

Tashmë Topçinjtë do të përballen me Paris Saint-Germain në gjysmëfinale në fund të këtij muaji, ndërsa përballja tjetër është ajo mes Inter-Barcelona.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More