Ancelotti sqaron arsyen e mos ftesës së Neymarit te Brazili

nga D. V.

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka sqaruar arsyet pse Neymar Jr nuk është përfshirë në listën paraprake për Kupën e Botës.

Ancelotti theksoi se vendimi nuk lidhet me ndonjë problem fizik, por me një analizë teknike dhe nevojën për ekuilibër në skuadër.

“Është një vendim teknik, jo i lidhur me gjendjen fizike. Bazohet në disa faktorë. Askush nuk mund ta vërë në dyshim talentin e Neymarit, por ne e vlerësojmë kryesisht gjendjen fizike të tijën dhe të lojtarëve të tjerë. Konkurrenca është e jashtëzakonshme; kemi të paktën 70 lojtarë që mund të jenë pjesë e skuadrës”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Duam të luajmë me intensitet, të mbrohemi fort dhe të qarkullojmë topin shpejt. E rëndësishme është ekuilibri. Tashmë kam një grup lojtarësh në mendje për Kupën e Botës”.

“Gabimi më i madh do të ishte të zgjidhnim 26 lojtarët e gabuar. Talenti ekziston, por forca kolektive është shumë më e rëndësishme”.

“Kanë kaluar 24 vite që kur Brazili e ka fituar për herë të fundit Kupën e Botës. Ka ardhur koha. Përgjegjësia është e madhe, por motivimi i gjithë kombit mund të bëjë diferencën”, përfundoi trajneri i Selecaos. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More