Shkup, 19 gusht – Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtitm (DMSH) Stojançe Angellov në deklaratën e mëngjesit informoi se ende është aktiv një degë e zjarrit në vendin për gjueti, Jasen.
“Për fat të keq zjarri në vendin për gjueti Jasen ende nuk është shuar. Një degë është ende aktive. Shiu që ra në sasi të vogël nuk e shuajti zjarrin. Këtu po veprojmë me dy ‘er traktorë’ të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, pasi mund të vërej një pikë të nxehtë edhe lartë mbi majën, edhe nga ana tjetër dy pika të nxehta me tym”, deklaroi Angellov.
Angellov sqaroi se bëhet fjalë për terren jashtëzakonisht të pjerrët dhe një me pyll me gjelbërim, ku është jashtëzakonisht rrezikshëm të zbresin njerëzit.
“Fokusi ynë do të jetë që me dy ‘er traktorë’, së bashku me një helikopter policie, të veprojmë në këtë pikë. Do të jap gjithçka nga vetja gjatë ditës së sotme që ta vendosim nën kontroll të plotë edhe këtë degë të mbetur nga zjarri, por tashmë shoh se djegia po intensifikohet, që në vetvete nënkupton se pasdite do të kemi zjarr më të fortë”, shtoi Angellov.
Për shkak të zjarrit në Parkun Nacional “Jasen”, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod-Shkup ende mbetet e mbyllur për çdo lloj të automjeteve.