Angellov: Negociatat me Shqipërinë, goditje për Shkupin

nga Xh M

Shkup, 28 shtator – Ish ambasadori i Bullgarisë në Shkup, Angell Angellov thotë se autoritetet në Maqedoninë e Veriut po tentojnë të blejnë kohë, pasi fillimi i negociatave me Shqipërinë është goditje e madhe për ta. Sipas Angellovit, qeveria e Maqedonisë së Veriut po sillet sikur nuk e kupton se çfarë duhet të bëjë, edhe pse është mëse e qartë se duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve si dhe të gjitha çështjet e tjera që kanë të bëjnë me përmbushjen e marrëveshjes dhe protokolleve që dalin nga ajo.

„Shkupi tenton të shmangë atë që është arritur si marrëveshje mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Ka konsensus për çështjen, ka vendim të Këshillit të BE-së nga qershori i vitit 2022. Duhet të themi se fillimi i negociatave me Shqipërinë ka të bëjë me një ngecje nga ana e Greqisë, e cila kishte pretendime për respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe është mëse e qartë këto kërkesa janë përmbushur dhe pengesa më nuk ekziston”, tha Angell Angellov, ish ambasador i Bullgarisë në Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More