Aprovohet aktakuza si vazhdim i hetimit për lëndën “Aditiv”

nga D. V.

Shkup, 20 gusht – Gjykata Penale e ka miratuar aktakuzën kundër B.N., në lëndën “Aditiv” duke i hedhur poshtë ankesat e mbrojtjes. Njëkohësisht, është parashtruar aktakuzë edhe kundër tre perosnave të tjerë për vepër penale “zbulimi i sekretit zyrtar”, ndërsa shqyrtohet edhe mundësia për bashkim të aktakuzave.

“E kemi njoftuar opinionin publik se Këshilli për vlerësim të aktakuzës me KOK OOA 47/25 kundër B.N. për veprat penale të nenit të nenit 394, neni 275-v dhe neni 273 të KP si vazhdim i hetimit në lëndën e njohur si “Aditiv” ka marrë vendim me të cilën ankesat e aktakuzës të parashtruara përmes avokatëve të tij refuzohen, ndërsa aktkuza miratohet në tërësi”, qëndron në kumtesë.

Nga atje shtojnë se së bashku me aktakuzën specifike, deri te gjykata nga ana e PTHP NKOK është parashtruar edhe një propozim aktakuze kundër B.P.M., T.D. dhe M.S. për veprën penale sipas nenit 360 të Kodit Penal – Zbulimi i sekreteve zyrtare, propozim i cili nuk i nënshtrohet vlerësimit.

Për më tepër, është paraqitur një kërkesë për bashkimin e akuzave me rastin “Aditiv”, i cili, siç njoftoi Gjykata Penale, do të vendoset në periudhën e ardhshme.

Lënda “Aditiv” lidhet me abuzimet në kompaninë shtetërore EMV dhe tenderët fiktivë me vlerë miliona euro.

Hetimi përfshin mbi 30 persona, përfshirë ish-drejtorë dhe zyrtarë, ndërsa akuzat përfshijnë bashkim kriminal, keqpërdorim të detyrës zyrtare, pastrim parash dhe zbulim të sekreteve zyrtare.

Gjyqi vazhdon nesër në Qendrën Korrektuese të Idrizovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More