Arabia Saudite mirëpret reformat e lidershipit palestinez dhe emërimin e nënkryetarit të PLO-së

nga D. V.

Arabia Saudite ka përshëndetur masat e reja reformuese të miratuara nga udhëheqja palestineze, siç pasqyrohet në emërimin e nënkryetarit të parë të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).

Duke përshëndetur këtë veprim, ministria e jashtme e Mbretërisë i uroi Hussein al-Sheikh, të emëruarit të fundit nga PLO, “sukses në detyrat e tij të reja”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Mbretëria pohoi se këto hapa reformues do të rrisin përpjekjet politike palestineze dhe do të kontribuojnë në realizimin e të drejtave legjitime të popullit vëllazëror palestinez, kryesisht midis tyre të drejtën për vetëvendosje përmes krijimit të një shteti të pavarur përgjatë kufijve të vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tij”, tha ministria në një deklaratë të transmetuar nga Agjencia Saudite e Shtypit (SPA).

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas emëroi al-Sheikh, një ndihmës të ngushtë, si nënkryetar të PLO-së të shtunën.

Emërimi i Al-Sheikh mund t’i hapë rrugën si pasardhës i mundshëm i udhëheqësit veteran Abbas.

Abbas, 89 vjeç, krijoi pozicionin e nënkryetarit gjatë një konvente të mbajtur në Ramallah javën e kaluar.

PLO-ja është një organizatë ombrellë që përfshin disa fraksione palestineze, por jo Hamasin dhe Xhihadin Islamik, grupet militante që aktualisht janë në luftë me forcat izraelite në Gaza.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More