Arbenita nuk ndalet, ndan një tjetër mesazh

nga D. V.

Modelja dhe influencerea e njohur, Arbenita Ismajli, duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Pas deklaratave të bujshme për prapaskenat e marrëdhënies me ish-partnerin Fero, Arbenita ka rikthyer vëmendjen e publikut me një postim të ri që po bën xhiron e rrjetit.

Këtë herë, ajo ndau në Instagram një video të vogëlushes së saj, Ninës, ndërsa në sfond dëgjohej një audio me një mesazh të fuqishëm:

“Unë thjesht nuk mendoj që në këtë kohë jemi të destinuar të jetojmë një jetë të parehatshme. Nuk e kam vullnetin.

Mesazhi i shkurtër, por i qartë dhe emocional, duket se pasqyron jo vetëm gjendjen e Arbenitës, por edhe vendosmërinë e saj për të mos pranuar më një realitet të vështirë dhe të dhimbshëm.

Postimi i fundit i modeles shihet si një mesazh i drejtpërdrejtë për publikun: pavarësisht sfidave të së kaluarës, Arbenita duket e vendosur të ndërtojë një të ardhme më të shëndetshme dhe të lumtur për veten dhe për vajzën e saj. Ndjekësit kanë shpërthyer në komente mbështetëse, duke e quajtur guximtare dhe inspiruese.

Ky postim duket se sinjalizon një kapitull të ri në jetën e Arbenitës – një kapitull ku prioritet janë lumturia dhe mirëqenia e saj dhe e vajzës. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More