Arbër Ademi: Mes BDI-së dhe Levicës nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi

nga Redaksia

Tetovë, 16 shtator – Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka deklaruar se mes BDI-së dhe Levicës nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi, pas akuzave të kryeministrit Mickoski, se Levica ka nxjerrë kandidatë në disa komuna me shumicë shqiptare, me çka po tenton ta shpëtojë BDI-në. Sipas Ademit, VMRO çdoherë ka patur kandidat, e tani nuk ka në Strugë, Çair e Tetovë.

“A e parashtroni pyetjen se përse nuk ka kandidat. Pse nuk ka kandidat nga radhët e VMRO-së, ndërsa zotëri Mickoski i ka kandidatët e tij. Ai i ka imponuar kandidatët në VLEN, se kush do të del për kryetar komune në VLEN. Ai ka përcaktuar se kush do të del kandidat i pavarur në mënyrë që të ndodhë asimilimi politik i shqiptarëve, e që ai të vazhdojë edhe më tutje me revizionizëm të të drejtave kolektive të shqiptarëve”, deklaroi Ademi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More