Arifi: Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim në Likovë nis rrugëtimin drejt fitores

nga Redaksia

Likovë, 13 shtator – Besëlidhja, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në Likovë, ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale, duke i dhënë mbështetje të plotë kandidatit për kryetar të komunës, Erkan Arifi, si dhe listës së këshilltarëve komunalë.

Në takimin e mbajtur sonte, shtabet komunale të AKI-së njëzëri votuan përkrahjen për Arifin dhe listën e këshilltarëve, e cila udhëhiqet nga d-r Zekirja Shaini dhe profesoresha Sara Osmani-Neziri, e deri tek kandidati numër 19, që përfshijnë profesionistë nga fusha të ndryshme.

Ngjarjen e përshëndeti edhe deputeti i zonës, Rijad Shaqiri, i cili theksoi rëndësinë e unitetit dhe mbështetjes së fuqishme për AKI-në në Likovë.

“Ky është fillimi i një rrugëtimi drejt fitores më të madhe deri më tani. Me ekipin tonë të profesionistëve, jam i bindur se do ta vazhdojmë dhe forcojmë zhvillimin e komunës sonë,” u shpreh kandidati për kryetar, Erkan Arifi.(INA)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More