Armend Zemaj përleshet fizikisht “reagova në afekt pas fyerjeve që më bëri”

nga L. M

Policia jep detaje për incidentin ku u përfshi deputeti Zemaj

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 15:00 në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë ka ndodhur një incident fizik.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana për portalin rtv21.tv ka thënë se deputeti Zemaj dhe qytetari janë duke u intervistuar në polici për rastin.

“Sot rreth orës 15:00 është pranuar informata për një konflikt fizik në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë. Lidhur me incidentin palët e përfshira janë duke u intervistuar në polici. Për detaje shtesë do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai./21Media


Armend Zemaj përleshet fizikisht “reagova në afekt pas fyerjeve që më bëri”

U raportua më herët rreth një konflikti fizik mes një qytetari dhe deputetit Armend Zemaj.

Rastin e ka konfirmuar edhe vet Armend Zemaji cili pohoi se rasti ndodhi teksa po xhironin një intervistë.

Ai tha se ka reaguar në mënyrë të “vetëmbrojtjes në afekt”.

“Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qellim te caktuar, këtë do e vertetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruaja qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili nuk me ka ndodhë kurrë gjatë karrierës sime, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike.
Kam respekt të plotë për çdo person, për çdo mendim dhe çdo kritikë, pavarësisht se sa e ashpër mund të jetë ajo, e imja është te mos reagoj me emocione.
Andaj duhet të më shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin.”, ka shkruar Zemaj./21Media

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More