Arrestohen babë e bir, fajdexhinj!

nga Xh M

Policia arrestoi dy persona në Kavadar, 59-vjeçarin N.S. dhe djalin e tij 34-vjeçar, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale fajde. Konkretisht, sipas kallëzimit, në qershor të vitit 2023, një burrë 71-vjeçar nga Negotina u kishte marrë hua rreth 80.000 denarë dhe ishin marrë vesh që t’i kthente me nga 20.000 denarë në javë, por meqë nuk kishte arritur ta shlyente shumën e marrë, ata vazhdimisht i llogaritnin kamatë dhe ia rritnin borxhin.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, i dëmtuari i kishte paguar N.S.-së një shumë prej mbi 700.000 denarësh. Pas urdhrit të lëshuar nga gjykata, është kryer një bastisje në shtëpinë e tyre, ku janë gjetur objekte për të cilat dyshohet se janë të lidhura me veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal përkatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More