Është arrestuar një 54-vjeçar nga Prizreni i cili ishte në kërkim. Sh.D ishte i dënuar me një vit e 20 ditë burgim efektivë.
“Me datën 24.09.2025, Policët e ë Stacionit Policor Prizren në kuadër të Task Forcës dhe Planit operative “Realizimi i Urdhëresave të hapure 2025” , kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin Sh. D., mashkull, 54 vjeçar nga Prizren. I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me 1 (një) vit e 20 ditë burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e policisë, duke shtuar se i arrestuari Sh.D. fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit.