Arrestohet Borçe Markovski, pronari i “Markovski Kompani”! Nën dyshim për manipulim tenderi prej 1,6 milionë eurosh

nga D. V.

Shkup, 9 tetor – Është arrestuar Borçe Markovski, pronar i kompanisë “Markovski Kompani DOOEL” në Manastir, e cila me vite ka lidhur kontrata milionëshe me TEC Manastirin. Sipas burimeve, Policia Financiare e dyshon Markovskin për manipulim të një tenderi me vlerë rreth 100 milionë denarë, ose 1,6 milionë euro nga buxheti shtetëror, përcjell TV21. “Markovski Kompani” njihet për kontratat për nxjerrjen e qymyrit në TEC Manastir, dhe ishte përmendur gjithashtu si një nga kompanitë më të privilegjuara gjatë kohës së qeverisjes së mëparshme.

Sipas informacioneve jozyrtare, kompania vetëm gjatë dy viteve të fundit ka realizuar mbi 200 milionë euro të ardhura nga kontratat shtetërore. Markovski është gjithashtu konsull nderi i Bjellorusisë në Maqedoni. Nga EMV dërguan njoftim në të cilin thonë asnjë anëtar i udhëheqjes aktuale të TEC Manastir nuk është arrestuar, as nuk është i përfshirë në procedurën aktuale.

“Ne i inkurajojmë të kompetentët për zbardhjen e plotë të rastit dhe shprehim mbështetje për institucionet në zbatimin e procedurave ligjore, me qëllim të përcaktimit të gjendjes faktike”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More