Arrestohet kontrabandisti i migrantëve, gjenden 15 persona nga Kina

nga D V

Shkup, 29 gusht  – Në vendkalimin kufitar Bogorodicë,  në dalje nga shteti mbrëmë në orën 22:45,  nëpunësit policorë nga QRÇK Jug kanë privuar nga liria M.A.(38) nga Bosnja e Hercegovina, i cili ka qenë duke drejtuar një automjet transportues  “Mercedes” me gjysmërimorkio me targa të Bosnjës, pasi gjatë kontrollit në gjysmërimorkio janë gjetur 15 emigrantë nga Kina, njëri prej të cilëve i mitur.

Siç informojnë sot nga MPB-ja, është njoftuat prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike  Shkup dhe për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë” sipas nenit 418-b paragrafi 4, dhe në lidhje me paragrafin 2 të KP, kundër M.A. do të parashtrohet kallëzim përkatës, emigrantët janë transferuar në Qendrën për Tranzitore për Pranim në Gjevgjeli.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More