Arrestohet në Morinë 41 vjeçari nga Deçani, ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena

nga D. V.

Policia e shtetit ka arrestuar në pikën kufitare Morinë një 41 vjeçar nga Kosova.

Në njoftim thuhet se ai ishte në kërkim ndërkombëtar për “Vrasje e mbetur në tentative”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë intensifikuar kontrollet bazuar në analizën e riskut dhe inteligjencën policore me qëllim goditjen e paligjshmërive në kufi dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar H. L., 41 vjeç, banues në Deçan, Kosovë”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, thuhet se gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 41- vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, pasi autoritetet austriake kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More