Arrestohet një person nga Dellçeva për zjarrvënie

nga D V

MPB Maqedoni njofton se dje 04.02.2025 në ora 13:40 në vendin e quajtur Brezhjeto në Dellçevë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Dellçevë e kanë ndaluar personin S.D.

“Rreth orës 12:52 në njësinë zjarrfikëse të Dellçevës është raportuar se në vendin e ngjarjes ka shpërthyer zjarr në bar, shkurre dhe pyll të ulët. Në vendngjarje, punonjësit e policisë kanë gjetur S.D, i cili ka deklaruar se zjarrin e ka shkaktuar, gjegjësisht se ka dashur të djegë vetëm barin në arën e tij, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit”.

“Një ekip i njësisë zjarrfikëse territoriale të Dellçevës ka shuar zjarrin dhe nuk ka persona të lënduar. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të saj do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More