Arsenali ka hequr dorë, por Sesko po kërkohet nga tre skuadra tjera angleze

nga D. V.

Pas konfirmimit se Arsenal është pranë marrëveshjes me sulmuesin suedez Viktor Gyokeres, sulmuesi slloven Benjamin Sesko po shqyrton mundësitë për një transferim të mundshëm në Ligën Premier.

Gyokeres pritet t’i bashkohet Arsenalit për një shumë që varion nga 60 deri në 70 milionë euro, pas muajsh të gjatë negociatash me klubin portugez Sporting. Ai shihet si përforcimi kryesor në repartin ofensivë të “Topçinjve”.

Pasi të finalizohet kjo marrëveshje, Arsenal pritet të heqë dorë nga alternativa të tjera për sulm, siç është edhe Benjamin Sesko. Sulmuesi 21-vjeçar ka qenë pjesë e RB Leipzig që nga vera e vitit 2023, dhe ka realizuar 39 gola dhe dhënë 8 asiste në 87 ndeshje zyrtare.

Duke qenë i vetëdijshëm për interesin e rënë nga Arsenal, Sesko ka nisur të eksplorojë opsione të tjera në Angli. Agjentët e tij kanë kontaktuar katër klube nga Liga Premier.

Sipas “TBR Football”, Liverpool, Chelsea, Manchester United dhe Newcastle United janë skuadrat që janë njoftuar për disponueshmërinë e lojtarit. Këto klube janë në kërkim të përforcimeve në sulm për sezonin e ri.

Chelsea tanimë gjithashtu ka hequr dorë nga slloveni për shkak të nënshkrimeve me Delap dhe Joao Pedro dhe në garë kanë mbetur vetëm Liverpool, Man Utd dhe Newcastle United.

Sesko konsiderohet lojtar me potencial të madh, falë kombinimit të aftësive fizike dhe teknike. Por nuk dihet nëse ndonjë nga këto klube do të paraqesë një ofertë konkrete.

RB Leipzig thuhet se kërkon jo më pak se 80 milionë euro për të lënë të lirë sllovenin, çka mund të jetë një pengesë për disa klube që janë të kujdesshme me shpenzimet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More