“Askujt tamam nuk i bie”, Osmani u përgjigjet zërave se mban anën e Albin Kurtit

nga D. V.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  iu është përgjigjur zërave se po e mbanë anën e Lëvizjes Vetëvendosjes, më saktësisht të kryetarit të kësaj partie, Albin Kurti, duke thënë se askujt asgjë tamam nuk i bie, por që përkundër kësaj ajo vendimet i merr në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, raporton Ekomia Online.

“Siç kanë thënë disa njerëz shumë para nesh, e shumë më të mençur se ne, nëse askush nuk të akuzon për asgjë, atëherë nuk ke qëndruar për asgjë. Në 2021 kur partia në pushtet që kishte më shumë se 50 për qind të votave dhe sisa të tjera të vogla që ishin në koalicion kërkonin që të shtyja datën e zgjedhjeve lokale, dhe kishim një opozitë shumë më të vogël që është sot, vendos a në favor të opozitës që mos të shtyhet data, pavarësisht se kisha të drejtën. Edhe pse e zgjodha datën e favorshme të opozitës prapë u akuzova se po konsultohem e po ja bëjë qefin Kurti. Ka dhjetëra raste përgjatë këtyre pesë viteve që jam presidente, dhe përkundër faktit që kam dalë me qëndrime të kundërta me Qeverinë, përsëri nuk iu ka rënë tamam, më kanë akuzuar. Por sic e shihni përkundër të gjitha këtyre akuzave, që do të vijën te unë, qëndrojë dhe do të qëndrojë edhe shumë gjatë duke mbrojtur interesin e qytetarëve, ata që akuzojnë pa lexua, analizuar e menduar gjatë. Është mirë të mendojnë se edhe pas këtyre zgjedhjeve sepse do të vijnë tek unë të kërkojnë mandatin. Dhe është mirë që gjuha e përdorur në politik të jetë brenda suazës së normale. I kuptojë qëndrimet e ndryshme të partive politike, pro detyra ime si presidente është të sigurohem të kemi një datë ku zgjedhjet mund ët organizohen”, tha Osmani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More