Atletico Madrid transferon Giacomo Raspadori nga Napoli

nga L. M

Atletico Madrid ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Italisë, Giacomo Raspadori, nga Napoli me kontratë pesëvjeçare.

 

Sipas mediave italiane, marrëveshja kap vlerën e njëzet e gjashtë milionë eurove.

Njëzet e pesë vjeçari, e kishte nisur karrierën te Sassuolo dhe në vitin 2022 i ishte bashkuar Napoli fillimisht si huazim, duke fituar titullin e Serie A në sezonin e parë. Pas këtij suksesi, klubi e kishte blerë përfundimisht kartonin e tij.

Me Napolin, ai ka luajtur tetëdhjetë e tetë ndeshje në kampionat dhe ka shënuar trembëdhjetë gola, shumicën e kohës si zëvendësues. Sezonin e kaluar fitoi titullin e dytë të Serie A me skuadrën napolitane.

Raspadori ka qenë pjesë e Italisë që kishte fituar Euro 2020 dhe deri tani ka realizuar nëntë gola në dyzet paraqitje me fanellën e kombëtares.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More