Austri: Arrestohet një 18-vjeçar me origjinë nga Maqedonia për planifikim të sulmit terrorist

nga D. V.

Policia austriake ka arrestuar një 18-vjeçar me prejardhje nga Maqedonia, i dyshuar për planifikim të një sulmi terrorist. Besohet se adoleshenti është mbështetës i organizatës terroriste islamiste Shteti Islamik (ISIS). Sipas mediave austriake, ai tashmë kishte hulumtuar plane për sulme kundër shoqërisë perëndimore, bëri të ditur të martën Drejtoria e Policisë Rajonale në Austri.

Hetimi është nisur pas një sinjalizimi nga jashtë vendit. Sipas informacioneve, i riu kishte kërkuar në internet të dhëna për ndërtimin e bombave dhe skenarë të mundshëm për sulme. Adoleshenti me origjinë nga Maqedonia ka lindur në rajonin e Shtajermarkut.

Prokuroria në Leoben ka urdhëruar arrestim urgjent për shkak të dyshimeve të bazuara se po planifikonte një akt terrorist.

Pas marrjes në pyetje, 18-vjeçari është transferuar në njësinë e paraburgimit në Leoben.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More