Austria planifikon ndalimin e shamisë, për vajzat nën moshën 14 vjeç, në shkolla që nga fillimi i vitit akademik 2026, tha sot ministrja e Integrimit, Claudia Plakolm.
“Projektligji, i cili do të diskutohet së shpejti në parlament, do të zbatohet nga viti shkollor 2026/2027”, tha ministrja, e cila i përket Partisë Popullore Austriake (ÖVP) të qendrës së djathtë.
Gjykata e lartë e Austrisë rrëzoi një përpjekje të mëparshme të qeverise së udhëhequr nga ÖVP – për të ndaluar mbajtjen e shamive në shkolla në vitin 2019.
Por, anëtarët e qeverisë aktuale, një koalicion i ÖVP, Partisë Socialdemokrate të Austrisë dhe partisë liberale NEOS, janë të bindur se këtë herë, ndalimi do të miratohet – duke vënë në dukje se numri i vajzave myslimane nën moshën 14 vjeç në shkollat austriake është rritur nga 3 000 në 12 000.
Projektligji parashikon një gjobë deri në 800 euro në rast të shkeljeve të përsëritura.
