Avioni rrëzohet mbi autobusin në Brazil, ka viktima dhe të plagosur

nga Xh M

Dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur është bilanci i një aksidenti ajror të ndodhur në Brazil.

Avioni u rrëzua në Marques de São Vicente Avenue dhe u përplas me një autobus në një rrugë të ngarkuar në Sao Paulo mëngjesin e sotëm (me orën lokale).

Të dy trupat u gjetën të djegur në trupin e avionit Beech F90 King Air që ishte nisur nga Sao Paulo për në qytetin e Porto Alegre në Brazilin jugor, sipas autoriteteve lokale.

“Fatkeqësisht e nisëm ditën me këtë aksident tragjik avioni”, shkroi në rrjetet sociale guvernatori i Sao Paulos, Tarcisio de Freitas, duke shtuar se viktimat ishin piloti dhe ndihmësi i tij.

Sipas zjarrfikësve, një grua që udhëtonte në autobus dhe një motoçiklist i cili u godit nga avioni janë dërguar në spital. Katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More