Avokati Berisha: Mjekësia s’ka folur ende, Policia po linçohet padrejtësisht

nga D. V.

Avokati Besnik Berisha, që mbron njërin nga policët e arrestuar për rastin në Lipjan, ka thënë se zyrtarët policorë nuk janë as fajtorë, as nuk e meritojnë të jenë në pritje të një dënimi, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se mjekësia s’ka folur ende për shkakun e vdekjes e as për “substancat në organizmin e tani të ndjerit”.

Sipas avokatit, policët e kanë kryer punën e tyre dhe “fakti që dikush ka humbur jetë, ndodh gjithkund”.

“Mjekësia nuk ka folur dhe nuk dihet shkaku i vdekjes, as nuk dihen substancat në organizmin e tani të ndjerit. Keqardhje pa fund për një jetë të humbur, por që zyrtarët policorë nuk janë as fajtorë, as nuk e meritojnë të jenë në pritje të një dënimi. Vepruan ashtu siç janë të trajnuar sipas udhëzimeve dhe u dolën në ndihmë qytetarëve të Lipjanit.

Fakti që dikush ka humbur jetë, ndodh gjithkund. Sot u kërkua masa e paraburgimit sepse raportet janë të acaruara. Veprimet e tani të ndjerit kanë qenë të dhunshme. I pari që ka telefonuar për ndihmë ka qenë prokuror. Nëse prokuroria nuk i beson prokurorit, atëherë kemi problem me sistemin.

Zyrtarët e kanë kryer detyrën e tyre. Ata s’mund ta zëvendësojnë doktorin. Kemi një situatë ku duhet të flasë mjekësia”.

Tutje, ai shtoi se nëse prokuroria nuk i beson prokurorit, atëherë kemi problem me sistemin e drejtësisë.

“Është kërkuar masa e caktimit të paraburgimit për pesë zyrtarë policor, për një rast që e ka trondit secilin. Për një rast që besoj fuqishëm që asnjë nuk i kanë kontribuar e as nuk e kanë shkaktuar nga zyrtarët policor, policia sot po e evidentohet, sulmohet padrejtësisë po linçohet përderisa mjekësia nuk ka folur dhe nuk dihet shkaku i vdekjes dhe aq më pak nuk dihet se kush ishin substancat të cilat ishin në organizimin e të ndjerit. Humbja e secilin e ka trondit çdokënd humbja e tij, por që zyrtarët policor nuk janë as fajtor e nuk meritojnë sot të jenë në pritje të vendimit në këtë drejtësi, për shkak se ata kontribuan për liri dhe siguri për të kontribuar ashtu siç janë të trajnuar dhe u dolën në ndihmë qytetarëve të Lipjanit”, shtoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More