Bad News Eagles prezantojnë trajnerin e ri

nga D V

Braziliani i njohur Luis ‘peacemaker’ Tadeu do të jetë trajneri i ri i ekipit nga Kosova, Bad News Eagles, në CS2.

Bad News Eagles ka vazhduar kompletimin e ekipit pas njoftimin zyrtar për rikthimin e tyre si një skuadër.

Pas zyrtarizimit të emrave të lojtarëve, të cilët ishin ata që luajtën edhe në të kaluarën, radha i erdhi emrit të trajnerit.

Në faqen zyrtare në platformën X, BNE njoftuan se si trajner kanë emëruar brazilianin Luis ‘peacemaker’ Tadeu.

“Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se peacemaker do të na bashkohet në udhëtimin tonë. Sigurohuni t’i jepni pak dashuri”, shkruan në postimin e BNE.

Ndryshe, ‘peacemaker’ ishte finalist në Major dhe ishte trajner në disa ekipe të njohura si Liquid, Heroic, MAD Lions, Imperial etj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More