Bajram Rexhepi takon misionin e OSCE-ODIHR: Garantojmë proces zgjedhor të lirë dhe demokratik në Tetovë

nga D. V.

Shkup, 23 shtator – Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar një takim të frytshëm me përfaqësuesit e Misionit të OSCE-ODIHR në Maqedoninë e Veriut, mes të cilëve Ambasadorin Matteo Mecacci, znj. Sheila Jaghab dhe z. Giuliano Salis informon Tetovasot

Në këtë takim u diskutua rëndësia e garantimit të një procesi zgjedhor të lirë, demokratik dhe të ndershëm, ku çdo qytetar të ketë mundësi të ushtrojë votën e tij pa presione dhe shantazhe politike. Rexhepi siguroi përfaqësuesit e ODIHR-it se AKI do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për një fushatë të qetë, të zhvilluar në frymën e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë.

“Vullneti i qytetarëve është i pacënueshëm dhe i patjetërsueshëm,” deklaroi Bajram Rexhepi, duke theksuar angazhimin e tij personal dhe të partisë për një garë zgjedhore me standarde evropiane.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe forcimit të besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor në Tetovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More