Bajrami: Nëse shkojmë në zgjedhje, fletëvotimi të jetë “Kosova apo Albulena Haxhiu”

nga D. V.

Deputetja e betuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka kritikuar drejtuesin e seancës dhe ka dhënë detaje për veprimet e LDK-së në lidhje me vendimet e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Ajo njoftoi se LDK ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për të kërkuar anulimin e dy vendimeve të ZRRE-së, përfshirë atë që ka të bëjë me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Do të vazhdojmë t’i marrim nënshkrimet dhe të hënën do të kërkojmë zyrtarisht nga ZRRE anulimin e këtyre vendimeve,” theksoi ajo.

Bajrami gjithashtu deklaroi se nëse vendi shkon në zgjedhje, fletëvotimi duhet të jetë i thjeshtë: “Kosova apo Albulena Haxhiu. Qytetarët të zgjedhin mes tyre.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More