Balje konfirmon: Nesër takojmë Kurtin, komuna boshnjake pjesë e marrëveshjes

nga Xh M

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje, ka konfirmuar se të enjten në ora 09:00 do të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar mbi formimin e qeverisë së re.

“Kam pasur një komunikim sot, edhe nesër në ora 09:00 unë me përfaqësues të partisë sime do të shkojmë në takim në qeveri,” ka deklaruar Balje në Debat Plus.

Ajo ka theksuar se kërkesa për krijimin e një komune boshnjake mbetet prioritet për partinë e saj dhe është pjesë e diskutimeve për bashkëqeverisje.

“Po, patjetër. Nuk jam duke lëvizur prej vendimit që kemi marrë brenda partisë. Kërkesa është prej ditës së parë, edhe sot edhe nesër. Në fakt, nuk është kusht, por është pjesë e marrëveshjes për qeveri,” ka theksuar Balje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More