Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka kritikuar bojkotin e vazhdueshëm të seancës konstituive që po përsëritet çdo 48 orë tash e dy muaj, raporton Ekonomia Online.
Ajo tha se kjo nuk është mënyra e duhur për të adresuar problemet dhe kërkoi që të gjendet një zgjidhje. “Mënyra për ta bojkotuar nuk është,” theksoi Balje.
“Nuk e shoh si mënyrë të mirë bojkotimin e institucioneve. Ne duhet me gjet një zgjidhje. Mënyra për ta bojkotuar nuk është”, tha Balje.
