Klubi katalunas, Barcelona thuhet se është e hapur për ta shitur njërin nga yjet e ekipit gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas gazetës Sport, Barcelona është e gatshme ta shesë Fermin Lopezin me çmimin dhe ofertën e duhur.
Barça nuk po kërkon aktivisht ta shesë Ferminin, por klubi e kupton se mund ta lejojë një lojtar si ai të largohet nëse merr një ofertë të shkëlqyer.
Kështu, nëse Barça do të marrë një ofertë në vlerë prej 60-70 milionë eurosh, ata do ta konsiderojnë seriozisht pranimin e saj dhe largimin e 22-vjeçarit.
Fermin shënoi 8 gola dhe dha 10 asistime gjatë sezonit. Këto janë 18 kontribute golash për një lojtar që arriti të luante vetëm pak më shumë se 2000 minuta gjatë sezonit.
