Barcelona mund të jetë e qetë, regjistrimi i Dani Olmos shpallet përfundimisht i vlefshëm

nga D. V.

Regjistrimi i Dani Olmos është shpallur i vlefshëm pas vendimit të marrë nga Këshilli i Lartë i Sportit (CSD) më 3 prill, sipas asaj që raporton Mundo Deportivo.

Ky vendim i jep fund çdo pasigurie ligjore rreth regjistrimit të lojtarit, një çështje që kishte krijuar debat që prej dhjetorit të kaluar.

Megjithatë, La Liga vazhdon të kundërshtojë vlefshmërinë e regjistrimit dhe po ndjek rrugën ligjore në gjykatë për ta sfiduar vendimin.

Pavarësisht kësaj, Barcelona zotëron një vendim zyrtar që ratifikon regjistrimin e Dani Olmos, së bashku me atë të lojtarit tjetër, Pau Victor.

Kjo i lejon klubit katalanas të vazhdojë me përgatitjet për sezonin e ardhshëm pa pasiguri administrative.

Sezoni aktual përfundon më 30 qershor, ndërsa sezoni i ri nis më 1 korrik, datë kur mund të regjistrohen lojtarët e rinj.

Megjithatë, Olmo nuk do të konsiderohet më një regjistrim i ri, pasi statusi i tij tashmë është zyrtarizuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More