Bartësi i listës për Qytetin e Shkupit, Abdul Selam Selami, shpallet “Ambasador i Paqes” në Tiranë

nga Redaksia

Shkup, 13 shtator – Në një ceremoni të veçantë të mbajtur në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, Federata e Paqes Universale (UPF) i akordoi Abdul Selam Selamit titullin e lartë “Ambasador i Paqes”. Njëherit Selami është bartës i listës së AKI për Qytetin e Shkupit.

Njoftimi i plotë i Selamit:

𝐀𝐌𝐁𝐀𝐒𝐀𝐃𝐎𝐑 𝐈 𝐏𝐀𝐐𝐄𝐒 🕊️🇦🇱🇲🇰

Të dashur miq.
Nderë, gëzim dhe privilegj për mua të pranoj titullin “Ambasador i Paqes” nga Federata e Paqes Universale (UPF). Ky çmim nuk është vetëm një vlerësim personal, por çmim që përfaqëson çdo Shkupjan dhe më gjërë. Mbi të gjitha ky çmim për mua është një përgjegjësi dhe një thirrje për të forcuar edhe më shumë ndërtimin e urave të mirëkuptimit, paqes, respektit dhe bashkëjetesës mes njerëzve.
🙏 Falënderoj nga zemra Federatën e Paqes Universale për këtë vlerësim, dhe uroj që ky rrugëtim të jetë frymëzim për të gjithë ata që besojnë se PAQJA fillon nga secili prej nesh.

I juaji, Abdulselam Selami

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More